>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Braktisja, Nuk Është Frikë

Nëse je i braktisur nga të gjithë,
Kjo nuk është aryse për t'u dorëzuar.
Luani gjuan i vetëm e i braktisur,
Për dallim nga langojtë që gjuajnë në grup
Mirëpo ata që gjuajnë në grup mbeten të uritur,
Për dallim nga luani.
Pjesëmarrja në një grup, nuk të jepë forcë dhe mbështetje
Nuk është e rëndësishme sa njerëz ke afër,
Por sa njerëz janë në gjendje, të japin jetën për ty.
Sa njerëz do të të gjenden afër, kur ke nevojë.
Sa njerëz do të të ndihmojnë të ngrihesh përsëri,
Kur të jesh rrëzuar për tokë.
Nganjëherë kur ke nevoj të bisedosh me dikë,
Dhe t'i zbrazësh të gjitha emocionet që i ke të ngulfatura në zemër,
Askush nuk ndalet dhe të të dëgjoj.
Thjesht, përsëri i kthehesh vetvetës dhe zemrës tënde,
U flet atyre për gjërat e tua, sepse askush nuk e hargjon kohën kot,
Duke të dëgjuar ty...
Jo gjthmonë, personat që ti je në gjendje të flijohesh për ta,
Ata kanë disa çaste të lira, për t'i humbur me ty...
Shumëherë mashtrohemi duke u nisur nga vetëvetja.
Braktisja, nuk do të thotë frikë!
Brakrisja të skalit dhe mëson, se si duhet qëndruar vetë në këmb.
Braktisja të falë trishtim vetëm për disa çaste.
Por të mëson për tërë jetën.
Braktisja nuk është frikë.
14. IV .2014