Benjamin Krasniqi
Kënaqu Me Çastin
E djeshmja ka ikur
Më nuk kthehet me kurrë
Sikur që nuk kthehet plumbi nga tyta e pushkës
E as fjala e dalë nga goja
E ardhmja nuk dihet
Sepse vdekja është më afër se këmisha e trupit
Dhe mund të t’i shkatërroj të gjitha planet
E tashmja dihet.
Në të, dhe me të, jeto
Jeto me ato që i ke tani,
Sepse në asnjë etapë të jetës tënde
Nuk mund te i kesh te gjitha
Ne secilën etapë te jetës
Do te te mungoj diçka
Pas te cilës do vraposh ta plotësosh
E do te lesh diçka mangu nga jeta jote
Ne fëmijëri, mund ta kesh kohen e lire me bollëk
Por, nuk do ta kesh diturin për jetën
Kur do ta kesh diturin, do te te mungoj pasuria
Duke vrapuar pas saj, do te harrosh çdo gjë tjetër
E kur ta besh pasurinë, do te plakesh
Dhe ne pleqëri, nuk do kesh fuqi për asgjë tjetër
Me e mira është:
Te jetosh me ato qe i ke, ne atë etapë te jetës tende
Kështu, edhe do te jesh i kënaqur
Edhe do te jesh i lumtur dhe do i arrish te gjitha
Koha e lire, dituria, pasuria dhe fuqia fizike
Ne asnjë etapë te jetës nuk mblidhen bashke
Janë armike te njëra-tjetrës
Kur e ke njërën, tjetra te mungon
Ky cikël te përcjell deri ne varre.

28. V .2013
Komente 0