>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Monologu I Varrit

Ti njeri që po krenohesh dhe po ecën mbi mua
Mos harro që të dy jemi nga e njëjta lëndë
Ndryshimi i vetëm është, se tani i kemi ndryshuar rolet
Ti sot shkel mbi mua dhe bëhesh mendjemadh
Mirëpo mos harro, që nuk është e largët dita
Kur ti do të futesh në barkun tim, Aty do të tretesh ngadalë
Do të bëhesh ushqim për milingona dhe skraja
Tërë mendjemadhësia jote, do të tretet në baltë
Aty prej ku e ke zanafillën
Tek unë është: Errësirë, ftohtë, vetmi e frikë.
Këtu do të jesh i vetëm, përballë të gjithave.
Unë jam i ngushtë.
Klithmat tua do të treten, në errësirën e pafund.
Frika jote, do të më trimëroj mua.
Unë do të bëhen më i ashpër, në torturat e mia
Unë mund të jem edhe kopsht me lule
Mirëpo ti nuk e meriton.
Për ty jam ferri, por jo i vërteti.
Sa ishe gjallë, ecje me mburrje mbi mua
Dhe asnjëherë nuk mendoje, se mbi mua je vetëm kalimtar rasti
Mendoje se do të jetoje përgjithmonë.
Unë do të marrë hakun tim,
Kjo është vetëm fillimi,
Edhe këtu je vetëm banor i përkohshëm,
Tortura dhe mjerimi për ty,
Janë në xhehenem, tek gropa e zjarrtë.
Unë jam i mbushur me gjarpërinj
Që do të mbështillen rreth trupit
Rënkimi yt, do të jetë kënaqësi për mua,
Unë nuk kam mëshirë fare.
Ti që nuk iu binde Krijuesit
Këtu do t’i paguash të gjitha
Sa ishe gjallë, unë isha i nënshtruari yt, Të mbaj mbi vete,
Sepse ashtu më urdhëroi Krijuesi
Kam mundur të të përpij shumë herë
Dhe të fus në barkun tim, Ose të shembem mbi ty
Dhe të të zë përfund.
Të dy jemi krijesa të Krijuesit tonë
Krijuesi ty të krijoi nga unë
Mua më nënshtroj për ty
Unë të ushqeva, me të gjitha të mirat
Por tani i kemi ndërruar rolet paksa.
Deri në ditën kur do të dalësh nga barku im
Me lejen e Allahut
Unë jam mbreti yt, Ti je skllavi im
Të kam mbajtur gjatë mbi supe
Tani kam të drejt, ta kërkoj hakun tim.
11. VI .2013