>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Padrejtësia

Mbi kurrizin e të dobtëve, përfitojnë të fortiti.
Punojnë puntorët e shkret,
Me djersën e ballit,
Me fuqin e krahut,
Me forcën e gjoksit,
Por më së paku fitojnë ata.
Në kurrizin e tyre, milionat i palosin shefat.
Të gjithë rrin rehat në zyrat e ty
Në kolltuqe të zeza,
Me këmisha të bardha,
Me kravata të kuqe,
Por përfitojnë më së shumti.
Në vijën e parë të frontit,
Në vijën e zjarrit,
Në tytën e pushkës,
Në kanale me baltë,
Luftojnë ushtarët, që mbrojnë tokën e tyre,
Derdhin gjakun e tyre,
Japin jetën e tyre.
Mbi gjakun dhe mundin e tyre,
Përfitojnë grada komandanteët,
E mburren gjeneralët.
Shkëlqejnë nga vezullimi i dekoratave,
Ngrisin gotën me shampanj,
Por gjymtyrët, gjakun dhe jetën,
E kanë dhënë ushtarët.
Ndërsa krekosen sikur gjelat,
Komandantët e zyreve.
3. I .2015