>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Po Të Pres Me Mall

Po të pres me mall
Me mall po të pres, edhe pse ende je veç gjak
Në gjakun e nënës tënde e kuptova që ke zën fill
Sa shumë u gëzova, deri në qiell
I bëra Hamd Allahut, ende i bëj, gjithmonë do t’i bëj
Qesha aq shumë, sa që kalimtarët mendonin se jam çmendur.
Përqafova nënën tënde shumë.
Ah sa më ka marrë malli të të mbaj në duar
Po të dua ende pa u bër as sa një Shegë
Nëntë muaj, po më duken si nëntë shekuj pritje.
Ende nuk ke shpirt, e je bër shpirti im.
je vetëm gjak, por je bër gjaku i zemrës time.
Ende nuk ke as gjini, e unë mendoj për emrin tënd.
Kam mall për ty!
Hamdin dhe tekbiret nuk do t’i ndaloj
Edhe pse e di që nuk do të mund t’i dal hakut Zotit kurrë
Tanimë edhe lotët kanë kuptim
Edhe pritja ka kuptim
Edhe jeta ka kuptim
Tani gjithçka ka kuptim, përveç mungesës tënde.
Të dua gjaku im.