Benjamin Krasniqi
Fjalë Poeti
Më quajnë poet
E unë nuk di të shkruaj
Poet më bëri dhembja e zemrës
Vuajtja e shpirtit
Plaga e pa shëruar brenda meje.
Dhembjen që ma falën
Unë e bëra poezi
Fjalë që nuk i thoshte goja dot
I zbukuroi dora ime
Lotët e syve të mi
I bëra shkronja alfabeti
Thura fjalë, fjali e strofë
Rimë, ritëm e melodi
Poezia më bëri tjetër njeri
Jeta ime është në shërbim të të gjithëve,
Por, nuk është në shërbimin tim.
Do vuaj, shkrihem e tretem
E mallin tim, poezi do e shkruaj.
E unë nuk di të shkruaj
Poet më bëri dhembja e zemrës
Vuajtja e shpirtit
Plaga e pa shëruar brenda meje.
Dhembjen që ma falën
Unë e bëra poezi
Fjalë që nuk i thoshte goja dot
I zbukuroi dora ime
Lotët e syve të mi
I bëra shkronja alfabeti
Thura fjalë, fjali e strofë
Rimë, ritëm e melodi
Poezia më bëri tjetër njeri
Jeta ime është në shërbim të të gjithëve,
Por, nuk është në shërbimin tim.
Do vuaj, shkrihem e tretem
E mallin tim, poezi do e shkruaj.
Komente 0