>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

E Rand'

E rand' është shumë e rand',
kur ke shumë për të thënë
E fjalët të mungojnë
Lotët rrëke dalin e të shkruash nuk të lejojnë.

Aq shumë dua të flas, por nuk di çka të them
Më shumë flet vet heshtja
Se çdo fjalë unë e them.

Aq shumë kam mall
Sa zemra nuk e zë
Unë larg po iku, por ty nuk po të lë
Do të të marr me vete
Edhe në varrin tim
Veç kur jam me ty
Në jetë gjej ngushëllim.

Ato që na bashkojnë, janë më shumë sa dallimet
Sado larg të ikim, prapa na vijnë kujtimet
Nuk na lënë të qetë
As në ishullin e vetmisë tonë
Edhe atje do vijnë
E dashurinë të na kontaminojnë.