Benjamin Krasniqi
Mëngjes I Ftohtë
Mëngjes i ftohtë
Një kafe që avullon
Një libër i mbetur gjysmë qysh e sa kohë
E në fundin e gazetës kërkoi dikë.
Bora ka mbuluar edhe gjurmët e mia të mbrëmshme
Sa mirë që askush nuk e di sa të kam kërkuar
Përveç disa të huajve që nuk më njihnin
E më shikon si të çmendur.
Madje mendoj që kam filluar të çmendem.
Vetëm të çmendurit sikur unë, dashurojnë deri në marrëzi.
Sa dua të lëndohem nga ti.
E të shkruaj pastaj për ty
E të vuaj për ty
E të qaj për ty
E të të urrej ty
E të të shaj ty.
Dua ta gjej një arsye për të të harruar edhe pse i kam njëmijë të tilla.
Mëngjes i gjatë qenka ky
E kafja më shijon ende sikur dikur, kur nuk të njihja
E në fundin e gazetës gjeta atë që kërkoja
Apartamentin që doja ta ndaj me atë.

Komente 0