Benjamin Krasniqi
Pa Fjalë
I mendova e i shkrova të gjitha gjërat
që do t'i thoja
Të t'i numroja rastet kur më ke lënduar
Kur më ke sharë
Kur më ke ofenduar
Kur më ke përdhosur e nën çmuar
Madje edhe kur më ke pështyrë
Kur më ke quajtur idiot
Por mendova
Të t'i them të gjitha, të çlirohem nga mllefi
Të të bëj të ndjehesh keq
Të të bëj ndoshta edhe të qash.
Të ta bëj ikjen time më dramatike.
I mendova të gjitha
Edhe në fund zgjodha
Të iki në heshtje
Që ta vuash ikjen time
Pa asnjë lëndim nga fjalët e mia, që do të ta justifikonin urrejtjen tënde.
Mirëmbetësh.
që do t'i thoja
Të t'i numroja rastet kur më ke lënduar
Kur më ke sharë
Kur më ke ofenduar
Kur më ke përdhosur e nën çmuar
Madje edhe kur më ke pështyrë
Kur më ke quajtur idiot
Por mendova
Të t'i them të gjitha, të çlirohem nga mllefi
Të të bëj të ndjehesh keq
Të të bëj ndoshta edhe të qash.
Të ta bëj ikjen time më dramatike.
I mendova të gjitha
Edhe në fund zgjodha
Të iki në heshtje
Që ta vuash ikjen time
Pa asnjë lëndim nga fjalët e mia, që do të ta justifikonin urrejtjen tënde.
Mirëmbetësh.
Komente 0