>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Bija Ime

Vetëm që tre muaj ekziston
Ende pa formën përfundimtare
E unë të dua, sikur të jetonim bashkë
Që nga fillet e ekzistencës.
Sa e gjatë më duket dita e ardhjes tënde këtu
Me të mbajtë në duar
Në krah
Me të përqafu
Me të puth
Me të shiku në sy.

Pa të pa ende
Ma ke mbush zemrën me dashuri
Me mëshirë
Me lot.

Në pritje që zgjat sa vet jeta

Ende pa emër, e emrin tënd në zemër e kam
Pa ta pa fytyrën, e fytyrën tënde e dua, e shoh e puthi

Në të njëjtin vend jemi e nuk shihemi
E zemrat na rrahin për njëri-tjetrin
Bija ime