>
LETERSISHQIP

A Flasim?

A flasim disa çaste
Pa ngritje zëri e pa fyerje
Pa hulumtuar për të metat
Por t'i shohim të mirat
A flasim
Me zemra të hapura
Me dashurin që prinë
Me qëllime të mira
E urrejtjen ta zhbijmë
A flasim
Si vëllezër
Që shumëçka na bashkon
T'i lëm për pak çaste dallimet
E ndoshta mesin e artë e gjejmë.
A flasim
Për herë të fundit
Për krejt keqkupimet e vjetra
Ta shtrojmë rrugën e të ardhmes
E zemrat t'i bashkojmë