Benjamin Krasniqi
Flasin Dhembjet
Ç'kuptim ka që ndërrojnë ditët
Kur me të nesërmën nuk vjen ilaçi
As me të sotmen nuk shuhen dhembjet
As me të djeshmen s'u mbyllën plagët.
Në mes të botës, i vetëm se i vetëm
I huaj se i huaj
I harruar
I humbur..
Sytë nuk shohin
Goja nuk flet
E dhembja rrjedh lum
N'kujtime takohen e djeshmja dhe e nesërmja.
Kur me të nesërmën nuk vjen ilaçi
As me të sotmen nuk shuhen dhembjet
As me të djeshmen s'u mbyllën plagët.
Në mes të botës, i vetëm se i vetëm
I huaj se i huaj
I harruar
I humbur..
Sytë nuk shohin
Goja nuk flet
E dhembja rrjedh lum
N'kujtime takohen e djeshmja dhe e nesërmja.
Komente 0