>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ishte Ftohtë Atë Janar

E largët është ajo ditë janari
Por vetëm si datë
Jo si kujtim
Sepse dhembja është e gjallë
E fuqishme
I ftohtë ishte ai janar
Kur theu çdo gjë
E iki tinëzisht
Flaku tutje çdo kujtim e premtim
Varrosi fjalët e thëna
Në tokën e ngrirë
Në varrin e hapur për të varrosur trupin
Varrosëm gjithçka tjetër
E mbetëm të gjallë
Ne që nuk e deshtëm aspak jetën
Ishte ftohtë atë janar
Sikurse sot
Andaj vitet e kaluara
Janë veç numra, që numrojnë ditët
Nuk plakin dhembjen
E as nuk matin peshën e dhembjes.
Ishte ftohtë atë janar