>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ky Nuk Është Fundi

Edhe pse jemi takuar për t'i dhënë fund çdo gjëje
Asgjë nuk do i japim fund, përveç takimeve.
Tani me këtë ndarje fillon gjithçka
E që ma nuk do të ketë fund
Gjumi i natës do të na humbas
E kujtimet do të na vërshojnë
Do të qajmë në heshtje natën
Që askush mos ta kuptoj.
Të gjithëve do u flasim sa u deshëm
E si u ndamë
E sa ëndrra na u thyen
E në sy më nuk u pamë.
Ky nuk është fundi i dashurisë
Është fillimi i vetmisë
Edhe pse me shumë njerëz do të takohemi
Askush s'do na heq mërzinë.
Ky veç fundi ynë nuk është
Asgjë nuk merr kuptim sot
Lirin që po e kërkojmë
Pas kësaj ndarje nuk e gjejmë dot.