>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Para Sallës Së Lindjes

Në pllakat e ftohta para derës së madhe
Prita
Prita disa orë
Errët e i vetëm
Nën tingujt e pikave të shiut
Prisja
Asnjë lajm
Heshtje
Minutat ishin bër shekuj pritjeje
I humbur nëpër kujtimet e pritjes
Kaluan para syve të gjitha çastet
Të gjitha vizitat tek mjeku
Të gjitha lutjet drejtuar Zotit
Për shëndetin e tij.
Heshtjen e theu, një qarje
Që më dukej aq e njohur
Edhe pse nuk e kisha dëgjuar asnjëherë.
Një qarje që lajmronte një jetë të re
Një qarje që sjell lumturi.

Pritjet nuk janë të mira, përveçse atëherë kur takimi ta ndryshon jetën