>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Më Erdhi Keq

Më erdhi keq për ty
Edhe pse nuk të dua aspak
Madje ndiej neveri prej teje
E më vie të të pështyej në fytyrë
Por, sot kur të pash që vuaje
E nuk gjeje rrugën tënde
Më erdhi keq.
Desha edhe të të afrohem e të të flas
Por nuk e bëra
Sepse, sepse
Më erdhi keq, për ty.