>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Krejte Dashnine Per Ty

Krejte dashnin per ty
Ne zemer kam me mbajte
Nuk kam m'ia tregu askujt
Ne fshehtesi kam me rujt.
Krejt dhembjen per ty
I vetem kam me bajte
Vetëm në errësirën e natës
Për ty kam me qajtë
Krejt mallin për ty
Në vargje kam me kthy
Diellit kam me i fol mëngjeseve
Me i tregu për ty.
Hënës për çdo natë
Kam me i thënë, me të ba të fala
Kur gjumi nuk ka me më zën, netëve të gjata
Në qepallat e lodhura
Nga pritja e kotë
Ka me fjetur loti
Që mallit m'i bën shok.
Tokës e qiellit
Hënës e diellit
Krejtve kam me iu tregu për ty
E më së shumti Zotin
Kam me lut për ty.