>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Etja Kaloi

Etja kaloi e venat u freskuan
Lutjet u bënë e InshaAllah u pranuan
Uria u shua 
Zemrat në sofër u bashkuan.
Mbrëmjet e gjata kaluan
Shpirtërat gjetën paqen e humbur
Zemrat u zbrazën nga mërzia 
E loti në faqe u tha
Syri më nuk qan për brengën e të kaluarës.