Besim Zymberi
Nuse Për Nolin
Buzë detit të Marmarasë
Atje larg në Edrene
Tek sulltanët e sevdasë
Pran’ të bukurës Hatixhe
Lindi djali arbëror
Në një fshat, Ibrik Tepe
Dhe për vete i i lypi dorë
Ajo e bukura Hatixhe
Pa u rrit djali një ditë
Sa s’rrinte më në Edrene
Por si të shmangte at’ dreq pritë
Vën’ nga çupa Hatixhe
Vajti Teofani i ri
Me një cohë kadife
Bler’ në Kapali Çarshi
Për të bukurën Hatixhe
Dhe të hirshmes çupë i tha:
-Nuk jam çun për Edrene
-Nuk bëj un’ as për pasha
-Buzëëmbla Hatixhe…
-Veç një nuse do marr unë
-Për të dytën nuk bëj be
-Ndaj mos më pyet më shumë
-Faqendezura Hatixhe
-Që në djep gjeta nishan’
-Zbritur qiellit, mbi një re
-Shqipërinë ma dhanë gjan
-Moj syzeza Hatixhe…
-Nuse tjetër s’mund të marr
-Nuk kam dy por veç një be!
-ndaj mos më kêrko as varr
-Moj e bukura Hatixhe…
(Buzë detit të Marmarasë
Një këngë endej Edrenesë
Për atë të pafatmen vashë
Ishte, " Kënga e Hatixhesë"…)
Atje larg në Edrene
Tek sulltanët e sevdasë
Pran’ të bukurës Hatixhe
Lindi djali arbëror
Në një fshat, Ibrik Tepe
Dhe për vete i i lypi dorë
Ajo e bukura Hatixhe
Pa u rrit djali një ditë
Sa s’rrinte më në Edrene
Por si të shmangte at’ dreq pritë
Vën’ nga çupa Hatixhe
Vajti Teofani i ri
Me një cohë kadife
Bler’ në Kapali Çarshi
Për të bukurën Hatixhe
Dhe të hirshmes çupë i tha:
-Nuk jam çun për Edrene
-Nuk bëj un’ as për pasha
-Buzëëmbla Hatixhe…
-Veç një nuse do marr unë
-Për të dytën nuk bëj be
-Ndaj mos më pyet më shumë
-Faqendezura Hatixhe
-Që në djep gjeta nishan’
-Zbritur qiellit, mbi një re
-Shqipërinë ma dhanë gjan
-Moj syzeza Hatixhe…
-Nuse tjetër s’mund të marr
-Nuk kam dy por veç një be!
-ndaj mos më kêrko as varr
-Moj e bukura Hatixhe…
(Buzë detit të Marmarasë
Një këngë endej Edrenesë
Për atë të pafatmen vashë
Ishte, " Kënga e Hatixhesë"…)