>
LETERSISHQIP
Bora Dollënga

Enderr E Tretur Neper Lume!

Det i paane e det i pakrye
nisja kengen e kesaj vetmie
Qeshu e tallu me te shkretin shpirt
nate per nate e dite per dite

Foli krenarise se paepur
ngeli duke share lotin e patretur
Jepi dallge me gelltit dhe mua
Te mbetem mekatare e botes s'dua

Me hidhni tutje ne hapesire
le te mbetet e paplotesuar kjo deshire
S'te arrita qe s'te arrita dot
Tani te pres me mall e me lot

Do te iki nje dite mor mik
por dua te te mbetem besnik
Te ftoj te zhdukemi bashke
Atje ku qielli dhe deti behen rrafsh!

Tani vertetoje sa me do
Jepma doren, mos ma lesho
Ngrihemi lart neper galaksi
Formojme neper yje fjalen "Dashuri"

Hidhemi sa neper Hene e sa neper Merkure
ndjenja jone e pashuar kurre
Gelltite dhe ti sic bera une
endrren e tretur neper lume!