>
LETERSISHQIP
Brunilda Lala

Kohë E Artë

U bë kohë e gjatë dhe fjalët mbaruan,
Netëve të verës nën hënën e plotë,
Çfarë tē thashë e çfarë më the mua,
Shpirtrat ti lexonim nuk mundëm dot!

E mendoja shpesh një mëngjes me ty
Në një ditë të zakonshme vjeshte
Me diellin e praruar ndër tanët sy,
Shpirtin tek ma prekje me buzëqeshje!

E ashtu e mbushur tërë frymë nga ti
Të dehesha me aromën e maleve
Të zhytesha në sytë e tu plot melodi
E shpirti të mos njihte më gajle!

Vjeshta erdhi dhe gjethet i mori në krahë
Nuk pyeti as për ty e as për mua!
Nuk priti më për hënën tonë të dalë,
Ditët e saj plot ar si margaritar mbaruan

DËRGOI:
Më shumë nga Brunilda Lala