Brunilda Lala
Në Vjeshtë
Ka filluar të fryjë erë e dielli të mos djegë
Ka filluar nata të jetë e gjatë tepër
Ka filluar toka të mbajë era vjeshtë
E shumë fjalë të derdhen në letër!
Zē fill mendimi për ty që në mëngjes
Kur dielli hënës i merr dritën
Kur dallëndyshet shtegtojnë nëpër ves
Kur errësira ditës ia ka frikën!
U lodha dhe unë shumë njëherē
Duke vrapuar pas teje si era
U lodha dhe vjeshtës i hapa derë
Thash të ikë njëherë e mirë vera
Dhe mbeta vetëm me rreshtat e mi
Nuk kërkova më për tuat fjalë
Ndjenjën e bëra poezi
Tek shihja vjeshtën e artë dalë ngadalë!
Ka filluar nata të jetë e gjatë tepër
Ka filluar toka të mbajë era vjeshtë
E shumë fjalë të derdhen në letër!
Zē fill mendimi për ty që në mëngjes
Kur dielli hënës i merr dritën
Kur dallëndyshet shtegtojnë nëpër ves
Kur errësira ditës ia ka frikën!
U lodha dhe unë shumë njëherē
Duke vrapuar pas teje si era
U lodha dhe vjeshtës i hapa derë
Thash të ikë njëherë e mirë vera
Dhe mbeta vetëm me rreshtat e mi
Nuk kërkova më për tuat fjalë
Ndjenjën e bëra poezi
Tek shihja vjeshtën e artë dalë ngadalë!