>
LETERSISHQIP
Din Mehmeti

Këngës I Dolën Flatrat

Poezia për bilbilin e ballkanit, Nexhmije Pagarushën
Këndoi e këndoi
Derisa u shndërrua në këngë.
Dashuria për jetë
Ia mori zërin

Këndoi e këndoi
Derisa shkundi shkrumbin
E shpirtit të vet
Derisa bulëzuan pranverat
Në zemrat e njerëzve

Këngës i dolën flatrat
Ajo tash fluturon
Mbi të gjitha fatkeqësitë
E vdekja s’ka ç’ti bëjë.