>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Unë Dhe Shoku Im

Unë dhe shoku im lodronim në kënetë, në baltë dhe në llucë. Kjo ishte loja jonë, kështu gëzoheshim, si fëmijët që luajnë me kuba.
shoku im doli nga këneta. Edhe unë dola. Ai pa drejtimin e vet, unë drejtimin tim. Secili shkëlqeu në drejtimin e vet.
Sot këneta është aty dhe mbi të shkëlqen një diell i fortë, kurse vendi ngjan pak i vjetër dhe i shkatërruar.
Gjithçka do të jepja që ai vend, ajo kënetë të mos zhdukej që aty.