>
LETERSISHQIP

Simbolet Nuk Do T'i Zbrazim

Kushtuar Paolo Borsellinos
Nëse hije helmesh dhe rrezet e agimit
të mbuluar me mjegull përhapin zërat
e rënkimeve në kënetat e fjalëve
kthyer ne gurë që shpirtin vrasin.

Nuk do të përkulemi para tentakulave të natës
as nuk do të mbyllemi në arkën e heshtjes
marrëdhëniet zvarritëse janë zbutur
nga grumbuj pluhuri ende nën tapet.

Nëse koha e shëlbimit është një mal
për t’ u ngjitur me shkopinj hekuri të nxehur në perflakje
dhe drita në fund të tunelit vonon të mbrrijë
erës së rendë të faqeve ngjyrosur gjak.

Krahët e durimit do të shumfishohen
kënga e së vërtetës do të ngrihet në parajsë
do të përkulet magjishëm
në pasqyrën e të përjetshmes
për t’i dhënë fund qarkut të mjegullës.

Simbolet e esencave të shpresës nuk do të zbrazen
dhe as nuk do të mbyllim vdekjen në rituale qesharake
tek ne do të gjejnë dëshmitarin me fanar të ndezur.
për të thënë me një kryq, se tek e vërteta vdesim dhe përsëri ringjallemi.
Përktheu nga gjuha italiane në shqip Juljana Mehmeti

Më shumë nga Domeniko Pizana