>
LETERSISHQIP
Donika Gashi

Hajde Të Flasim

Hajde!
të flasim për Jetën,
Tokën e Qiellin;
të flasim për fëmijët
ngjyrat, stinët, shiun.

Hajde të flasim për aromën e kuleçëve
Të kanellës e të pepermintit;
për bukën, kafen,
për mjaltën dhe ullirin.

Hajde të flasim!
Të flasim për përqafimet
Buzëqeshjen, pikëllimet;
Të flasim për dhimbjet, besimin
pamundësitë, dëshpërimin.

Hajde të flasim për Dashurinë
Librat, andrrat, Lirinë
Për faljen dhe urtësinë.

Hajde!
Të flasim.
Përpara se të na përpijë çorodia e botës
Zhytyr egos, lluksit, triumfit mediatik.

Hajde të flasim!
Për fatin dhe Njeriun.