Dritero Agolli
Lumturia Ime
Ju dua, të vegjël dhe ju të mëdhenj!
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj,
U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall
Me gotën përpara, me këngën me mall!
Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo,
Po jeta është luftë dhe unë jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep,
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep.
Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit,
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit:
Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg,
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg?
Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq?
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham,
U them: "Mirë se vini, një sofër e kam"!
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj,
U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall
Me gotën përpara, me këngën me mall!
Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo,
Po jeta është luftë dhe unë jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep,
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep.
Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit,
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit:
Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg,
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg?
Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq?
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham,
U them: "Mirë se vini, një sofër e kam"!
Komente 0