>
LETERSISHQIP
Dylan Thomas

Të Ndriçonin Kandila

Të ndriçonin kandila, fytyra e shenjtë,
E kapur në një tetëkëndësh të një të çuditshmeje dritë,
Do të plakej, dhe dashnori i ri
Do të hezitonte, përpara se të bënte dashuri.
Linjat, në errësirën e tyre sekrete,
Janë prej mishi, po lini të hyjë dritën fallco
Dhe nga buzët do t’i rrëzohen pigmente shkarpash,
Çarçafi i mumies do të lërë të duket një gji antik.

Më qe thënë: arsyeto me zemrën;
Po zemra, ashtu si koka, është një udhëheqëse e kotë.
Më qe thënë: arsyeto me pulsin;
Po, kur përshpejtohet, alteroj hapin e veprimeve
Derisa çatia me fushën nivelohen, njësoj,
Kaq shpejt iki, duke sfiduar kohën, xhentëlmeni i qetë,
Sa që i bën shenja me mjekër erës egjiptiane.

Kam dëgjuar shumë vite fjalësh, dhe shumë vite
Mund të të çojnë në mutacion.

Topi që gjuajta duke lozur te parku
Nuk ka rënë akoma në tokë.