>
LETERSISHQIP

Në Botën Pa Zot

Eh, o mik, sa plagë të egra mban kjo botë,
që atë ditë në Eden, ditën kur kemi lerë,
kur im zot erdhi me dhimbje e zbriti në tokë,
me udhëzimet e qëndisura në një pergamenë.

Në emrin e Tij, të Birit, të Shpirtit: AMEN!

Dhe i mblodhi nga lëndina në rrethinat aty pranë,
ashtu si çobani bën në mal me delet,
dhe i porositi mëkatarët, prej saj asnjë s'duhet të dalë,
se gjarpri sykuq, me gjak të virgjër do të ushqehet.

Në dritë do mbjell urrejte, në errësirë do vjell vrer.

Më thanë se frynte era, e fjalët fshehtas i rrëmbeu,
u krijua vorbull boshllëku, jehona ndezi jehonë,
iku, u çmend njerëzia, mendja e gënjeu,
se dhe pa besimin, do të ishin akoma më të zotët.

Gjoksin e çpuan me egoizëm, syri derdhi lot.

Hë...po sot ?
Sot a kanë gojë, gjunjë të përulen në gjunjë,
të luten për shpirtrat e vrarë, të hallakatur nëpër natë?
Apo do e lenë trupin - kërmë, pa pasur një emër mbi qivur,
duke iu bërë fli demonit, skllevër që digjen në zezanën flakë?!

Dy rrugë na ndajnë, o miku im, të mesme nuk ka,
këndej engjëj të bardhë - andej demonë vrastarë.