>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Lypësi

Një fytyrë e egër shumë...
përshkon rrugët I menduar..
sytë e mi në çark e zunë..
duke sharë, duke mallkuar!!

Jeta e vetë po e torturon...
me kamzhik I bie fortē...
brenda në trup shpirti I vlon...
s' është për të kjo botë e ftohtē!!!

Rrugët fortë gumëzhijnë...
secili shikon punën e vet..
për një fytyrë të lodhur shumë...
asnjë mendjen sot se vret!!!

Vetēm erdhëm në këtë botë...
vetëm përsëri do ikim...
duhet të jemi shumë të fortë..
që dritat jetës mos ti fikim!
nga libri me poezi "Ëngjëll në pikturë"