>
LETERSISHQIP

Ty Që Ke Trokitur Në Pritjen Time

Simofonisë së 9-të të Bethovenit i ra zbehje
që kur trokite në pritjen time
u bëre sinonim i gjitha lutjeve që i bëra heshtas,
oksigjenin ma ke mbushur me aromën tënde
dhe violinat e mallit që dikur i kisha të preferuara
mi ke heshtur,
se u ke dhënë tingull gjitha melodive
rrugë u dhe stacioneve ku prisnin çastet
mi shporre mungesat qofshin aty edhe qe një mijë vjet!

Falmi yjet dypolare,
netëve që të të mbështjell me ëndërrat e fildishta
se ajo qka mbështillet me zemër s'ndjen të ftohët
dhe ata që hynë në poezi s'vdesin kurrë thonë
jam amanet vargu që është nisur kah ti
bekoje!...

Arkeoligjisë së kësaj rruge në krahëror
kam filluar të ndërtoj ditë pas dite imazhin tënd
me copëza ajri që i mbledh polenëve
syve të tu u kam hedhur të puthura ndjenjash
se çdo shkronjë mi pikturon buzët e tua
më magjishëm e më fuqishëm se vet Pikaso!

E di ti diellin e zakonshëm që e dashurojnë ditët?
Atë për të cilin vjeshtat kanë mijëra vjet që vuajnë...
epo atë nuk e krahasoj me ty,
dhe meteorët që kam numëruar e vetme gjithmonë
i kam shporrur nga qielli,
më mjafton një eter i paskaj hapsirës sime
galaktikë mbushur ujvara dashurish vet TI!

Ty që ke trokitur në pritjen time
krejt qka mund të të dhuroj është një puls
që zotohet të rrah në dej infinitesh
ruaje si një shkëndijë që ka mposhtur errësirën
veç për të fjetur një herë qepallës sate!

Do të doja që edhe Romeo e Zhulieta të na lakmonin
e Hamleti të jepte urata për shpirtrat tanë
që ngjizur për jetëra në njëri tjetrin do të mbesin
teksa vet koha po e bekon rilindjen tonë!

Krejt çka kërkoj prej teje është që ta duash pa hile
qoftë edhe shiun që herë pas here mund të përqafoj tonin qiell
se do të vi një ditë ku Biblotekave të reja të Aleksandrisë
dhe muret si himn do na kujtojnë
e librave do lexohemi përherë!

Më shumë nga Edona Haliti