>
LETERSISHQIP
Elif T Spahiu

Shiu Në Prizren

Pikat e pakëta të shiut
Rigojnë
Në pullazet e ngrohta
Dhe shpejtë avullohen në lartësi.

Shiu i imët në Prizren
Freskon qytetin antik
Pasurojnë dhe begatojnë
Therandën e lashtë.

Prizreni
Qytet i imi
Më jep gëzim më jep respekt
Të shijoj historinë.

Fryma madhështore
E plisave dhe heronjëve
Janë ëmblema
E urës së gurit.

Harroni
Detin malet
Asfalltin çimenton
Ato të gjitha gërshetohen
Ejani
Në madhështi
Kalldërmat e Prizrenit.