>
LETERSISHQIP

Më Mbron Nga Vetja Jote

Nga kush me mbron i shtrenjti im,
nga dashuria jone?
Tashme jam viktime ne duart e tua..
tashme me zhvirgjerove cipen e shpirtit!
Nje foshnje e uritur per mishin tend jam, nuk e sheh?
Kundrome tek te hidhem mbi trupin e nxehte
dhe te freskoj vitet e mbledhura shuk...
Veshtrome tek shpalos hiret e poezive,
mbi syte qe me pergjojne fshehtesive..
Mos me ruaj nga perqafimi i jone,
ai eshte filmi qe do na ruaje ndienjat e pergjakura!
Mos me mbro nga puthja qe nuk shuhet,
aty e mbolla trendafilin e bardhe...