>
LETERSISHQIP

Zëri Im Është Vargu Im

Aty do degjosh fjalet dhe heshtjet,
ndalesat dhe gjuhen kur ngjitet lehte mbi qiellzen!
Zeri im i ngjan nje dridhje gjethesh mbi frutat e pjekura..
Atje ne lengun e embel fshihet gulcimi i tij i eger!
Kur shijon ate butesi embelsish mbyll syte dhe degjo
tingellimen e kordave qe therresin lehte emrin tend magjik!
Kur lengu mbush rrugen e ndjesive atje degjo muziken time,
degjo kur te peshperis lehte ''te dua''...
Zeri im eshte vargu im, eja te rrethoj me mijera nota
eja te te mbeshtjell me klithmen e mekateve..
Eja o gjallese e gatuar per harpen time,
futu ne vargjet e shenjta, te dashurohen dhe te heshturit...