>
LETERSISHQIP
Elton Cemurati

Te Kam Enderruar...

Mbi dritare nata derdh qetsinë...
dhe shiu i furishëm shoqëron vetminë...
Lart në qiell të errët dy sy shkëlqejnë...
një zemër të vetmuar e mbushin me shpresë...
...Heshtja mbretëron...
Dy sy të vegjel ngadal mbyllën...
një buzëqeshje e ëmbël vjedhurazi shikon...
dhe niset në kërkim të ëndërrës së tij...
Ngadalë lundron në detë dhe ngrihet...
fluturon në qiell...

Me dy sy që shkëlqejnë atje lart...
buzeqeshja flet...
...Nata kalon...
Buzëqeshja mbledhë krahët...
dhe kthehet në qerdhen e vetë...
Sërish heshtja mbretëron...

Dhe sytë e vegjël hapen me nxitim...
tani dielli i posalindur ndriçon...
..." Të kam ëndërruar, "...
...një zë tingëllon dhe...
...sërish heshtja mbretëron...