Enxhi Krasniqi
I Dhurova Vetes Veten Time
Me dritë e dashamirësi të palëkundur
Vështroj e buzëqesh me vërtetësi.
Ulem dhe eci lirshëm pajtuar këndshëm,
Kaq fshehurazi e kaq hapur,
Kaq fëmijërisht e kaq misteshëm.
Kaq vërtetësisht vështron dhe ecën
Vetëm njeriu që ka depërtuar
Në më të madhen thellësi të vetvetës.
Aty ku prehet uni,
Dhe preket aroma e etjes.
Unë e bëra një rrugë të tillë,
Me moton e urtësuar,
Me të vetmin përballim,
Të ulja sytë para vetës.
Udhën e shpëtimit mbi mua,
Të shoh të kthjelltësuar.
U bëmë një, unë dhe hija ime,
Mësova se fitova shpërblime,
I dhruova vetës – VETËN TIME!...
Vështroj e buzëqesh me vërtetësi.
Ulem dhe eci lirshëm pajtuar këndshëm,
Kaq fshehurazi e kaq hapur,
Kaq fëmijërisht e kaq misteshëm.
Kaq vërtetësisht vështron dhe ecën
Vetëm njeriu që ka depërtuar
Në më të madhen thellësi të vetvetës.
Aty ku prehet uni,
Dhe preket aroma e etjes.
Unë e bëra një rrugë të tillë,
Me moton e urtësuar,
Me të vetmin përballim,
Të ulja sytë para vetës.
Udhën e shpëtimit mbi mua,
Të shoh të kthjelltësuar.
U bëmë një, unë dhe hija ime,
Mësova se fitova shpërblime,
I dhruova vetës – VETËN TIME!...
Më shumë nga Enxhi Krasniqi
- Dashuria Nuk Është Garë Vrapimi
- Kupto
- Dhimbje Çfar Kërkon Nga Unë
- E Padenje Per Mekatin
- Arka E Urtësisë
- Bilbil Pa Ze
- Malli I Vëndlindjes
- Këshillat E Nënën
- Degjoje Thirrjen E Valixhes
- Rrembim Pa Trembje
- Hyre Ne Boten Time
- Rrapëllimë Shpirti
- Dua Te Dashurohem Ne Lumturine
- Mos Ik
- Tingulli Mallëngjyes
- Edhe Pse Nuk Flas
Komente 0