>
LETERSISHQIP

Gëzohu

Sot duhet të jetë një ditë dashurie
Metrika e dritës të kap shpirtin tënd.
Arratisu nga dhoma e murgut,
si pellumbat që sjellin paqe, e dashuri nga një vend tek tjetri.

Nëse ndihesh vetëm mes njerëzve
Mos i shtri duart drejt tyre,
bëji grusht,
është vetmbrojtje!

Trupi të lëviz plot sharm ...
të bisedoj me
gjelbërim,
pemë,
gurë,
qiell
ato janë aty pa kohë...

Ne ecim nepër ditë endacake,
Prandaj gëzohu...
Dheu njerëzor na pret në ditë të gjithëve!

Më shumë nga Ermentila Guci