>
LETERSISHQIP

Mendimet

Qepallat mbyllen-hapen
kërkojnë të kapin një mendim,
Diçka që duket në horizont
por velloja e misterit e fut në kurthe mendjen.

Mendimet parakalojnë
pa pyetur zemrën tonë,
Ti kërkon të ndalesh tek një prej tyre...

Ndërsa një mori pyetjesh të pushtojnë.

Mendime qe të bêjnë të lumtur
sa mbyll sytë për të mos ikur këto momente,
Do t'i mbash në përjetêsi për vete,
sa keq janë veç çaste...

Mendimet na kujtojnë
kohën që ikën e na vjedh,
Emocionet dhe një pjesë të jetês sonê,
Duhet patur fat t'i rigjejmë përseri.

Më shumë nga Ermentila Guci