>
LETERSISHQIP
Eva Kacanja

Një Në Një Mijë

Në një mijë mënyra të flas,
në një të përqafoj,
Në një mijë qiej të shoh,
në një Ty të prek,
Në një mijë drurë të zhvesh,
në një të dashuroj,
Në një mijë zjarre të ngroh,
në një Ty të djeg.

Oh, sa histori,
sa gaz edhe dhimbje,
Sa farmak e mjaltë,
Fllad e stuhi!
Kohë e pa kohë,
Ëndjes së pafund,
Shpirtrat e lirë,
Prolog e Prelud!

E prapë magjike
të jesh në dashuri,
Të japësh veten,
Ta marrësh përsëri,
Mjafton të duash,
Dhe s’ka më rëndësi,
Një mijë në një,
A një në një mijë?!
16.7.2020