>
LETERSISHQIP

Anijet

Çdo gjë, me gjakun e vet-timin
Mban gjallë ende rrënjën dhe zgjimin

Se nuk është tharë Mollë e Kuqe,
Se ti ende kalon urën e Artës gjakut tim,
Se ende arrijnë anijet ngarkuar me ty
Se vdekja nuk ka hyrë në Ulqin

Ja nga vjen pulëbardha agimit të syrit
ndez pafundësinë e qiellit mbi bunë
E ti thërret fëmijën nga guri të vijë të pi
Të të mos pëlcas gjiri nga qumështi

Aty ku ka zall dhe guaca dhe flakë ku ka
Aty je ti gjithnjë ku bën të ftohtë acar
E në të njëjtën kohë të ndizet kurmi im

Me të njëjtën kokë dhe shpirt
ende pres të arrijnë anijet ngarkuar me ty