>
LETERSISHQIP
Gajur Pajaziti

Dhimbje Kujtimesh

Sa më dhembë kjo plagë
Ende dhimbja jote më mundon
Asnjëherë motër shpresën s’e humba
Mendova të mallkuarën dhimbje, se do ta mbijetosh.

Lotët nëpër vargje më rrjedhin
Nuk mund të shkruaj, jo jo!
Aty të shoh fytyrën tënde
E malli më përvëlon shpirtin.

Nuk mund të çmallem
fotografinë tënde duke shikuar
Më duket se mbete edhe diçka për të na thënë, thuaje motër
të dëgjoj edhe njëherë zërin
Tënd si dikur e shtrenjta ime.

Nuk mund t’i harroj netët
e fundit të jetës sate,
Me atë të mallkuarën dhimbje
Kur edhe fëmijët, nënēn, babanë vllezër e motra i merje pranë teje
për herë të fundit, e imja motër.
28.07.2019