Gili Hoxhaj
Tregimi Mbetet I Shkurtër
Për tregimet që ua zemë frymën
Kur veten s’ndalemi ta dëgjojmë se si ky shi e lanë pluhurin
që ne e krijuam në nguti.
Nën lutjet pa zë,
ditën besonim dritën e një dielli tjetër,
hiç besnik ndaj vetes.
As atëherë, as sot
kur nënat bindshëm kujtojnë se mund ta hekurosin fatin tonë,
si këmishën në ditën e parë të punës.
Harta e brendshme
mbahet në hapat e rrugëve të paasfaltuara,
atyre që ta kujtojnë transparencën e shiut,
në një ditë ku dielli ka pak hise.
Tregimi mbetet i shkurtër,
në memorien e mjegulluar,
derisa ne besonim diellin e një stine tjetër,
mbase në një mot të ri,
do të harrojmë të numërojmë radhazi.