>
LETERSISHQIP

Sa Më Mungon

Sa më mungon, zëri yt,
Si engjëll ishe në shpirtin tim.
Ne gjoks më mbaje, më mbaje në puthje,
Por erdhinjë çast e më lë vetminë.

Dua të shoh sytë e tu të praruar,
Të ndjej një fjalë që me sjell pranverë,
Portretin tënde zë të lëdhatoj,
Ti më shikon, por s’më hyn në derë.

Oh, Nënë sa më mungojnë hapat e tu,
Jeta pa ty kudo më ngjanë e zbehtë,
Lotët derdhën si një ujevarë e mpitë,
Të të arrijnë në parajsë, të puth midis resh.

Më shumë nga Gjelina Xhika