>
LETERSISHQIP

Deka (Lahuta E Malcis)

Kanga E Pestë nga Lahuta E Malcis

Kush ta dij, ç’ka ai Oso Kuka
qi tue i shkue s’asht sonte buka.
S’po i shkon buka as mishi i dashit
kot nget tryezes a’ ndeje per rrashit,
tue perdredhe njato musteqe!
Thone, ka pa nji anderr t’keqe
anderr t’keqe, thone, ka pa
mbrame, qi shkoi, porsa ka ra
Ka pa n’anderr se prej Rjeket
kenka nise nji hije deket
ndezun flake, si flake lugatit
qi, tue hecun fushes e shpatit
e nper keneta e nper zallina,
fille po vite kah Vranina
Kur n’Vranine ajo ka mberri
n’ ” Xhebehane” paska hi
edhe i dhanka zjarm barotit
ka plase kulla e ka marre gjame
asht dridhe toka per nen kambe
ka ushtue L’qeni, mali e lumi
edhe Osos po i del gjumi.
Pa kete anderr Oso Kuka
a prandej nuk po i shkon buka
a’po i shkon buka as mishi i dashit
kot nget tryezes, a’ndeje per rrashit.
Po, s’han buke, vec sa me thane
i lane dueret e del m’njane bri
tue mendue, duhan tue pi.
Sa rrin Osja tue mendue
buke djelmina kane mbarue
çuene tryezat e i peshteten
rrokull odes mandej zateten
kush tue dhene, kush tue kuvende
kush tue luejte”cin-mic” e “hane”
kush tue ly ndo’ i çark breshane
nji taga’n n’unuer e mbrehe
fisheket tjetri n’vezme i njehe
Kur xen Osja atje ma vona
Keqyre ate shpatull, Soko Tona
e na thuej a difton gja
pse dishka nakel m’asht ba….
Jo, po, shpat’lla keq diftote
lufte kah”maja”ajo kallxote.
e ka “penda” disa vorre
tym e gjak neper oborre
Prandej Soku erdhe e u vra
kah po e keqyrte n’drite pa za.
Ndoshta shpat’lla, tha, s’a gja
pse per ndryhej fort ka gjase
se na lufte kemi pase
se shum njeri ka me u vra
shum do vorre jam tu i pa…..
Po prej luftes Shqiptaret nuk tuten
Merr, Kacel, nji here lahuten
e na thuej, nji kange shqiptare
s’mbajme na zi pa na qite fare!
Muqe lahuten n’dore Kaceli
m’te “magjarin” n’vend e ngeli
e mbasi per za e ujdisi
keshtu kanges atebote ia nisi:
Kish dale nji Harap prej detit
trim i zi e belaxhi
edhe qitka ‘ i porez t’rande
ka tri buke pogace per shpi
shate mbase vene per dite me i pi
ka i taroc per mish te zi’
ka nji dash n’mjesdite m’ia pjekun
ka nji skjap per darke m’ia repun.
Njiqind vete n’mejdan ka pre
njiqind vithna qiti faret
njiqind shpia edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n’Shqipatri
njati Gjergj Elez Alise
leter t’vrashte i paska cue
ndiej, yi or’ Gjergj Elez Ali
mbas dy javesh si t’bjere kjo leter
ti n’mejdan mue ke me m’dalun
pse ty kullat do t’i djegi
mal e verri pse do t’i shkeli
dhen e dhi pse do t’i mjeli
pse edhe gruen rob do ta marr!
Letra Gjergjit n’dore ka ra
Edhe Gjergj fort a vra
fort a vra kur e ka kendue.
Dy jave vehten e ka mbajtun
buke prej derrit ai tue hanger
mish taroci ai tue granun
vene tri vjece tue pi
edhe atin e ka mbajtun
tagji urizit n’strajce tue i qitun
Vene me pi per uje tue i dhanun
Krye dy javesh, mbushun dy jave
vehten Gjergj e ka provue
nji lis t’madh kish ‘ pase n’oborr
me dy dueret Gjergji e ka kapun
me gjithe toke e ka zhgulun
opet n’vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun
paska veshun petka arit
paska ngjeshe shpaten florinit
zgjidhka gjokun pullali
ia ven frenin traqind pullash
ia mberthen me shtate kollona
edhe nanes ai po i ban za
hallalle, nane, ti me me ba
mire e keq, shka kemi folun!
E i ka puthun nanes doren
Amanet, mori ti loke
n’kjofte gjikue me m’pre harapi
lot per mue ti mos me derdhun!
-“Hajt, mor’bir, Zoti te ruejte
se s’t’korite, jo, lokja jote”
E ka marre topuzin n’dore
e ka hypun mbi shpine t’atit
edhe a nisun per t’gjate t’shpatit
tue zbardh drita prej sabahit
i ka vojtun n’dere Harapit
“Nadja mire, Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sot n’hi
por cau del n’ate fushe t’mejdanit
sot ka dy jave si m’ke cue fjale
sot ty kryet due me ta pre!
Kur ka pa Harapi i detit
n’dere njate Gjergj Elez Aline
shif shka bani atehere Harapi
lekura buejesh per at ka lidhun
Asht tute ati i Gjergj Elezit
e kah Gjergj paska shkue
Mos u tut, bre zogu i atit
gjaja e cofte kurrgja s’mund t’baje
I asht turre harapi i zi
e m’topuz m’ta edhe ka shti
Gjergj kryet po e ka alun
permbi krye topuzi rreshqiti
T’iu drodh Gjergj Elez Alia
dale-kadale, Harapi i zi!
se m’thone Gjergj Elez Ali
E m’topuz m’ta edhe ka shti
M’lug t’dy kraheve ia ka ngjitun
tre pash para n’dhe e ka ngulun
dekun n’toke ra atebote harapi
ka marre djali edhe ka zdrypun
ia ka pre ate krye te zi.
hukubet Zoti e kisht’ falun
tri pellambe buzen kishte pasun
kisht’pase veshin sa’ i zhgun burri
sa dy vete me te me u mbelue
Kur ka ndie Mbret Sulejmani
paska shkue m’ate dere Stambolle
trim ka e trima s’ka
por si ka trima n’Shqipni
s’i ka Krajli as s’i ka Mbreti
s’i ka toka as s’i ka deti.
Keshtu Kaceli po kendonte
rrokull oda po e vezhgonte
po e vezhgote tue kendue
vec se Osja, trim drangue
veshin kanges s’ia kishte vu
kanga ate nate s’isht’ tue i pelqye;
prandej kanga kur u kthye
“zemra t’kendofte!” s’i tha Kacelit
vec se i thote, po, Met Zenelit
merr Vuksanin e Sinanin
edhe merr Kerrn Zagorjanin
edhe dilni sogje n’va
pse mjsenate tash a tue ra
e thone Shkjau se bese nuk ka…..
Keshtu tha Osja e sogjet duelen
Osja e djelmte me fjete u ulen.

Ra me fjet njaj Oso Kuka
po spo flene, jo, Zeliq Gjuka,
nuk po flene as nuk po kotet
nja’ i punes s’fort, me gjase, po i zotet
pse ka here dikah a’nise,
me nji struge per krye mertise.
Valle, moj Zane, a din me m’thane
se ku Gjuka don me zane
qi nper terr ka dale ne va
thekatueshim udhes tue i ra?
Ziliq Gjuka, nji zog shkinet
nji zog shkinet prej Vraninet
kah Prevlaka kambet po i theke
me qate Mirkon per m’u pjeke
pse qaj Mirkja i Malit t’Zi
paska dynde nji t’madhe ushtri
edhe dashtka, n’nate t’pa hane
mbrende n’Vranine sonte me zane
prandej Gjukos fjale i cueka
me i pri ushtrise nder ato suka.
Edhe fjales i ndejka Gjuka
pse pa kendue gjelat e pare
ai na a’pjeke, n ‘Mirkon Serdar
na asht pjeke, po n’te trathtari
shtrenjt pague pse e ka Serdari.
Por nuk dij a a’ mendue mire
se n’ushtri, jane krenat lire….
Mbasi shejzat pa n’prendue
m’kambe ushtria atebote u cue
per me u nisun kah Vranina.
Shtateqind pushke u coi Cetina
e qi Mirkja u kishte pri
tokes u nisen vi e vi
bregut t’Rjekes s’Cernojeviqit
tue shkue vister mbas Zeliqit
e ato katerqind pushket e tjera
qi u kisht’ Gjukoviq Pera.
Rrjekes u nisen mbi lundrina
tue vozite kah Cakavica
per me mesy t’zezen Vranine
n’balle t’Lesenders-n’ate kranine
-Ehu! moj Zane, pashe te dy syte
shkomi Osos tash ke kry’t
edhe n’vesh atij m’i thuej
nsi nper toke e si nper uje
ka cue Knjazi m’e rrethue
kryet atij per m’ia shkurtue!
Por n’dac ndal: pse Osja fjete
nuk a, jo me kater vete
qi i ka qite ai sogje n’va.
Vete Moskovi aty me zane.
Pa ia nxjerre gjumin s’e lane
Pse ku ndoshi Met Zeneli
Met Zeneli- e Vuskan Gjeli
e ai Sinani- e ai Zagorjani
aty fusha ka marre gjame
aty toka a dridhe nen kambe!
Hylli i drites atebote tue le
per me pru dheut shpenese te re
per me i pru s’mjeres Shqipni
ofshe, vaj, nji kob te ri
kur qe Mirkja ndodhi n’va
po, a thue, s’ka ndeje tue fjetun
por nder prita ka zatetun
pushken Shkjaut per m’ia fillue
per shej t’pushkes si t’jete afrue.
N’uje t’Moraces tek behe ushtria
u zbarth Gjuka -ate e vrafte buka!
E vrafte buka si a tue e vra!
edhe vaut desht ai me i ra
kesh me u kapun n’breg t’Vranines
me u cile shteg djelmeve t’Cetines
Por kje rrejte i biri i shkines!
Perse aty ‘ i fare Kerrni Gile
i ndei gati n'”karajfile”
tue ia ngjite shi n’lule t’ballit
tue e ftofe shi n’rane te zallit
Po, tek i qiti i Zagorjani
“kuku, majko!” Gjuka bani
e ra dekun pike ma i pari
-ashtu rafte gjithmone trathtari!
Porsi kur nji burre gjuetar
t’qese n’korba, grumb’llue n’ane
e t’a vrase ndo’ i korb te zi
cohen korbat per ajri
t’u peshtjellue e t’u perzi
njashtu ushtria e Malit t’Zi
atehere xuni m’u peshtjellue
kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, rane prap tri”breshan”
tri breshana- si tri zana
n’zi tue veshun prap tri nana.
Kur nji burre ta zb’loje anmikun
e ta kete ne dore celikun
e celik ta kete zemren
edhe plumb ta kete thembren
qi te dese ku t’zatese
shum gerset aty potera
shum do nana aty i thane vera!
Qe edhe Mirkja kur ka pa
se per balle kisht’priten n’va
“Bini djelm-ushtrise vikati-
pse i ka ardhe Vranines sahati!”
Edhe ushtria atehere ndei gati
krisi pushka aty batare
krisi “letine” e “xheverdare”
krisi “dilke” edhe “breshane”
ushtoi L’qeni ane e m’ane.
Ah!gajret, bre, Met Zeneli
ah! qindro, bre, Vuskan Gjeli
mos e lesho mori Zagore!
ngul, Sinan, bre, re mizore!
pse me gjase, ke dridhet suka
asht tue ardhe tash Osja Kuka…….

Aman, Zot, kur Osja mrrini
si re breshni krese s’njaj verrini
me tridhete e disa burra
e zateti neper curra
se c’ kje ndezun flake Vranina!
Aty qielle ma nuk u pa
aty pushke ma nuk u da
njikaq gjama erdh tue e mblue
njikaq gjama erdh tue ushtue!
Rrihte ” letinja” edhe “dudumja”
porsi breshni vite plumbja;
jitshin gjindja neper keneta
neper keneta – e neper mreta
tue rektue per nana t’veta!
-Eni e shihni, oj nana t’shkreta
eni e shihni ‘ i here n’ate va
djelmete e ri, qi aty u kane ra!…
Po, dro, imend, mori ju shkina
I rritet djelmte ju kah Cetina
per me u mbetun kah Vranina?
Per me u mbete nen arm t’Shqiptarit
vec prej llokmes s’ “Gospodarit?”
Kjani, atehere! s’kam dertin t’uej,
por, ke ata kane n’mjet nji uje
e ke n’balle kane disa curra
e nper curra- disa burra
qi per mbret e troje t’veta
nuk i dhimbet gjaja as jeta
fort po drue se sot n’ate va
shum ma zi kini per t’pa….
Tue krise pushka pa ia da
tue korre deka krena n’Shkja
thue se shnderiteshem n’qiell dy dielle
n’ane prej t’Lemit u kuq qiella.
E kuqe ishte Moraca!
E agoi drita. Neper kllaca
kur pau Mirkja djelte sharrue
me marre fryme t’cilit ki’n harrue
aman, Zot, se c’u terbue!
Oren xuer ai t’ Karakadakut
xue taga’n t’ndryshkun prej gjakut
e tue brite porsi ari:
“Mbrende, sokola t’Malit t’Zi!”
i ra vaut porsi duhia
a mbas tij gjithe ushtria.
Ah! kadale, bre zogu i shkines!
krisi Osjka n’curr t ‘Vranines
se ke dalun n’va t’pa va
se n’log Zanash je tuj ra!
Edhe n’kambe atebote u cue
me tagan ne dore shtrengue
fille e m’ta yrysh tue shkue
porsi ula, i t’shohe anmikun
se kah strof’lli i ndjene kercikun.
Ehu! moj zane, po t’ishin ndeshun
ata burra te kerleshun
qi ma t’forte nuk i ban shkina
qi ma t’rrepte s’i ban turkina
ndoshta zot nderrue s’kish Vranina
por n’qielle ndyshej kendonte shkrola!
pse, pa u ndeshun keta sokola
briti t’madhe Prenge Mar’ Kola:
“Dredho, Oso, n’Xhebehane
se na ra Shkjau pre’ asaj ane!”
Me i ra tinzi’ i ujk nder berre
s’dredhe ma shpejt, jo, nji bari
kah anmikun te kete ndi’
si m’atebote drodh Oso Kuka
tue ngjite perpjete kah suka…..

Kjani, kjani, oj Zana, kjani
n’ato maje, ku ju hani
n’ato kroje, ku ju pini
n’ato hije, ku ju rrini
n’ato valle, ku vallezoni
kjani e lotet mos i pushoni
perse tash, ehu, n’ata curra
kane me mbete, ehu! njata burra
me aq kujdes qi i kini rritun
n’arme e n’lufte qi i patet vaditun
qi edhe vete i kini mesue
me mesy anmikun pa u grigue
pa u frigue, po, , e, esy anmikun
nja m’dhete vete me i ba hikun
mos me e luejtep’r’izet kercikun!
Per shka t’bajne s’jane sot tue pasun;
per gjith anesh Shkjau u a rrasun.
S’kane shka bajne? Po, a thue, mund t’desin?
T’desin, pra, nuk kane shka presin:
t’desin, po si u kane deke t’paret
e ta marrin vesht Shqiptaret
se a, ma mire nen dhe dhe u kja
se per t’gjalle me ndej nen Shkja….
Po, le t’desin-s’kane shka presin
pse, qe, Mirkja tash duel n’va
kah Lesendra edh’ a ‘ tue ra
tinze, nper mal, Gjukoviq Pera
me Bioca t’lehte si era
e jane cue Shkjete e Vranines
e jane ba me ushtri t’Cetines
per me marre sot Oso Kuken
qi me ta ka pase da buken
qi u ka ruejtun male e veri
qi u ka mproktun erz e shpi;
por s’din Shkjau me mbajte miq’si!
Aman, Zot, kur duel Serdari
se c’kje ndeze Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mbrrini Pera
se shume krisi atebote potera!
Por kur rane Shkjete e Vranines
shum u krisi plumbja shpines!
Porsi she qi m’nji nate gjamet
rritet turr e del prej amet
tue ushtrue- e tue shkumbue
shkaperderdhet nper zallina
ashtu u derdh Shkjau te Vranina
n’vale Shqiptaret krejt tue i pershi.
S’lufton ndryshe’ e rrebte kushedra
e me dhambe edhe me kthetra
zjarm e surfull tue flakrue
kur drajt ta kene rrethue
si i qindron sot Shkjaut Shqiptarit
per dhe t’ambel qi i la i Pari;
kambe per kambe tue qite pada
tue korre krena neper Shkja
U jane ndezun flake breshanat
u kullon gjak n’dore taganat
e u kullon gjak edhe zemra,
ves se vendit s’u lot themra
Por c’dobi: dielli tue le
-isht’tue le m’ate dite per Shkje!-
I rane ndore Shkjaut t’ terbuem
tridhete t’vrame e dhete t’shituem!…..
O ata t’lumte, qi dhane jeten
o ata t’lumte, qi shkrine vehten
qi per Mbret e vend te Pareve
qi per erz e ndere t’Shqipetareve
derdhen gjakun tue luftue
porsi t’Paret u pa’ n punue
Lehte u kjofte mbi vorr ledina
bute u kjofshin moti e stina
ak’lli, bora e serotina
e der’ t’ kendoje n’ mal ndo’ i Zane
e der ‘ t’ kete n ‘dete uje e rane
der’ sa t’shndrisin dielli e hane
ata kurr mos u harrojshin
n’kange e n’valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kane dikue
ban. o Zot, qi t’jese tue velue
per m’ia xe zemren Shqiptarit
per kah vendit e gjuha e t’Parit.
-Po valle! Osja ku do jete?
Oso Kuka a mos nuk ka mbete?
N’Xhebehane ka zatete!
Ka zatete n’ate kulle t’ barotit
ku ka ba emnin e Zotit
se per t’ gjalle nuk ka me e lshue
shoket e vet per pa i pague
tridhete t’vrame e dhete t ‘shitue.
Kur pa Shkjau se pushka meni
si kah vau si kah Liqeni
e se mbete s’kisht’ Oso Kuka
me t ‘tjeret t’ vrame, perjashte ke suka
m ‘ Xhebehane u turr m ‘atehera
si kur t’ leshoje kah pranevera
vrullet bleta cark njaj zgjonit
tue zukate si rryma e perronit.
N’brohori tue i lute jete Knjazit
njiqind vete kercyen n’kum t’pullazit
ma t’ permendunt kah trimenia
njaq u ngjiten mbi fragjia
tue thye muret n’gjak t’perlyeme
– por ka gjoben shpia e thyeme!-
krisi Osja atebote si ulani
mje n’Cetine i vojti zani
“Ah kadale, Nikolle, t’ vrafte Zoti!
pse ketu i thone Oso Baroti
se s’ke pa Shqiptar me sy
se djeg vehten edhe ty!”
Edhe zjarre i dha barotit
Aman, fale i kjofshim Zotit
kur ka dhanun zgjarre barotit
se c’a ‘ dridhe Vranina shkrete!
se c’a ‘ hjedhe kulla perpjete!
se edhe L’qeni c’ka gjimue
m’kala t’ Shkodres tue ushtue!
Qepra, tjeg’ lla, gur e trena
kambe e trupe, krahe e krena
hi e tym e flake e shkendina
shi mje n’ Viri e hodh duhia
I hodh duhmja shi n’breg t’ Virit
qepra, gur e gjymtyre njerit
Eni, eni, mori shkina
eni, eni, te Vranina
mblidhni vete nper shpat e perrue
ehu! kortaret e djelmeve t’ ue
edhe emsoni femijet mbas sotit
mos t’ lakmojne tokes s’ Kastriotit
pse u bjen shtrejte, qe besa e Zotit!
Njasi gjaku qi Oso Kuka
sot ka derdhun ke ata suka
si per Mbret, si per dhe t ‘ Pareve
velon se velon nder dej t ‘ Shqiptareve
Pra, pa u djegun n ‘flake t ‘ agzotit
si Osos kuka n ‘kulle t ‘ barotit
s’ ka me ra fisi i Shqiptarit
n ‘thoj t ‘pangoshem t ‘ Gospodarit!-
– Dielli n, cila kur u cue
n ‘ Vranine sparit u zhvillue
“Trobojnica” – kjofte mallkue!

DËRGOI: