>
LETERSISHQIP

Puhizë Shkatërruese

Nuk jam filozofi që kupton këtë ndjenjë
kur po më çan muret e zemrës...
As shkrimtari që sodit, vetëm këtë pemë
përherë në stinën e vjeshtës!

As s'jam ëndërrimtar i poemave lotuese
Që rendin mbi rima në varg...
Nuk dua të jem gazetari
kur lajmi i afërt e humb shumë larg!

Nuk dua të jem unë arkitekti
që vetëm ndërton një urë
as fotolajmi i një kronike
me bojërat absurde mbi mur!

Nuk jam, nuk dua të jem mjeku
që sëmundjen nga vjen s'e din, s'e diii...
Krejt tjetër teoria, krejt ndryshe realiteti!

Jam nisur, kurre stop, nuk rri!
I pasur njeriu nuk është nga leku
por vetëm nga shpirti i tij...