Greis Dervishi
Pasqyrim I Dashurisë
Nuk do të të kërkoj më,
Ia premtoj vetes në heshtje.
Besoj e ndjej në çdo gjë
që nuk shoh,
si një fëmijë në etje.
Mund të kem kaq shumë
brenda vetes,
e tek dikush tjetër
janë veç fjalë.
Inicialet e tua,
të thurura në zemër,
e unë për ty
nuk ndjej më mall.
Më bëre të mendoj se është e vështirë
dikush të më dojë.
E unë nuk pres më nga të tjerët,
kur shoh veten
dashurinë që kam pritur
në pasqyrë, pasqyroj.
Ia premtoj vetes në heshtje.
Besoj e ndjej në çdo gjë
që nuk shoh,
si një fëmijë në etje.
Mund të kem kaq shumë
brenda vetes,
e tek dikush tjetër
janë veç fjalë.
Inicialet e tua,
të thurura në zemër,
e unë për ty
nuk ndjej më mall.
Më bëre të mendoj se është e vështirë
dikush të më dojë.
E unë nuk pres më nga të tjerët,
kur shoh veten
dashurinë që kam pritur
në pasqyrë, pasqyroj.