>
LETERSISHQIP
Greis Dervishi

Sikur

Le të bëjmë sikur jetuam,
Sikur yjet na kuptuan kur u folëm për atë që dashuruam
Sikur shijuam çdo ditë të jetës, e jo vetëm
ekzistuam

Le të bëjmë sikur jemi mirë,
Sikur zemrën nuk na e lënduan
E nuk na lanë vetëm pas asaj gënjeshtre të mallkuar

Por, thellë-thellë edhe pas githçkaje dashurinë prapë në çdo cep kërkuam
Veten e harruam,
Por çdo ditë për një mrekulli shpresuam.