>
LETERSISHQIP
Guri Naimit D.

Qan E Qesh Gjyshi

Eh, një gjysh prej Shqipërie,
Me rrënjë Frashëri, Dangëllie,
As plak kapricioz, as delirant,
Por në moshë të Tretë emigrant,
Për te qeshur për të qarë.

Për të qeshur për të qarë,
Në moshë të TRTË mërgimtar,
Marshalla, me gjithë atë ininerar,
Athinë-Toronto-Eskishehir,
Herë për hall, herë për të mirë,

Herë për qef, herë për sehir,
Vec gjendur mes shokësh, miqsh.
Dhe vjen e shkon, shkon e vjen,
Por Shqipërinë s'e gjen,
Shqipërinë e ka dishepull.
Bredharak në fillimshekulli.