>
LETERSISHQIP
Halil Xani

Besën E Harruam

Besën e Verrave të Llukës e harruam
Ku i falëm gjaqet e duart i shtrënguam
Në amanetin e Bacës Anton po shkelim
Ende me të vjetrën po duam të ngelim.

Djalli ka hyrë mes nesh edhe sot
Ngatrresa në fshatra e lagje përplot
Për megjë, një ferrë a pak dëm në fushë
Pa menduar mirë, vëllanë e kapë për gushë.

Mbase pati të drejtë një i urtë kur tha:
Në mos më daç si vëlla, më duaj si shka
Atij s`i bën dëm as megjën s`ia prekë
Edhepse me të nuk je në dekë as drekë.

Nëse vëllai të lëshon udhë, belasë i ikë
Mos i hip në qafë se veten po e fikë
Se kur ia tepron e mbështet për mur
As ai gjithëmonë, s`mund të bëhet urë.

Me të huajin durimin e kemi sa bjeshka
Para t`huajve s`fryhemi, por humbim si pleshta
Dashuria në mes vete më shumë na duhet sot
Atëherë më shumë na do edhe i madhi Zot.
Gusht, 1996