>
LETERSISHQIP
Halit Basha

Le Të Bie Shi

Le të bie shi i dendur
Shi i dendur.
Le të rrjedhë verës çurg.
Nuse lulesh zbukuruar.
Të bie vjeshtës pa gjethe të rënë.
Le të bie shi i dendur
Po të mos m'i lagë dejtë
Të mos më ndjellë errësirë
Prapa dritares së djersirë.
Le të bie shi ngrohtë
Vjeshtës së hijshme pa gjethe të rënë
Pranverës së ngrohtë pa dridhje ofshama
Le të bie shi i dendur pa stinë
Pa rropatje e dridhje infarkte
Pa rrufe vetëtima bubullima.
Në vjeshtën e bukës pa re.